SHOWBIZ

Yll Limani ka publikuar këngën “U Kry” në “Spotify”, sot pritet publikimi i videoklipit

Artisti i njohur, Yll Limani kohë më parë paralajmëroi një projekt të ri muzikor.

Një pjesë e shkurtër e këngës së re që mban titullin “U kry” u bë virale në rrjetet sociale dhe tani këngëtari ka zbuluar kohën e lansimit të saj.

Kënga tashmë është publikuar pas mesnatës në platformën Spotify.

Ndërkohë, videoklipi i këngës pritet të lansohet sonte, të premten (26 maj) në kanalin zyrtar të artistit në YouTube.

Theksojmë që e veçanta e klipit të ri të këngëtari është edhe paraqitja e aktores dhe modeles spanjolle, Inge Ladd e cila njihet edhe si imazh në kampanjat e markës “Gucci”.

Ndërkohë, kënga e fundit e lansuar nga Ylli është “Ulu” që u mirëprit nga fansat e tij dhe vetëm në YouTube numëron mbi katër milionë klikime.

Banner

Related posts

Ja pse nuk duhet të lini shishe plastike me ujë në veturë gjatë verës

admin

Nominimet për Oscar 2023: Rikujtojmë listën e plotë, pak para ndarjes së çmimeve

admin

Kopshti zoologjik i Kopenhagen gjen strategjinë për të çiftuar pandat e saj (fotot)

admin

Leave a Comment