Sot në ambientet e televizionit Klan – Kosova në Prishtinë, drejtori i ansamblit shtetëror shqiptar në RMV z.Shkodran Tolaj u takua me drejtorin e përgjithshëm të mediumit Klan – Kosova z.Adriatik Kelmendi!
Drejtori Tolaj përgëzoi drejtorin Kelmendi për punën e mrekullueshme jo vetëm në planin informativ por dhe kulturor! Koncertet dhe evenimentet e realizuara në “Klan arena” kanë sjellur freski të jashtëzakonshme në jetën artistike e mediale, evenimente që i kanë munguar Kosovës!
Edhe drejtori Kelmendi përgëzoi drejtorin Tolaj për punën dhe suksesin e arritur në krye të ansamblit shqiptar që ka plotësuar një boshllëk të madh në jetën kulturore dhe po arkivon vlerat muzikore të shqiptarëve në RMV!
Bashkë janë dakorduar që Turneu Ballkanik, saktësisht koncerti në Prishtinë me 12 qershor të mbahet në “Klan arena” me transmetim të drejt për drejt në “Klan Kosova” që padiskutim do të jetë ngjarje e rrallë! Për këtë koncert tashmë është definuar çdo gjë dhe është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi!
Me këtë rast dejtori Tolaj i ka dhuruar drejtorit Kelmendi monografitë dhe CD- të e botuara dhe edituara nga ansambli shqiptar në RMV, si dhe një shami të trevave tona dhe plisin me llogon identifikuese të institucionit tonë!