AKTUALE

Aziri: Jam i lumtur se do të votojmë për kryeministrin shqiptar

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Elmi Aziri ka thënë se si parti do ta mbështetin Talat Xhaferin si kryetar të qeverisë teknike, edhe pse mund të duket si simbolik dhe teknik.

“Sot jemi këtu për të diskutuar rreth qeverisë teknike. Ky ndryshim i kryeministrit sado që të jetë simbolik apo edhe ndryshim teknik, unë jam i lumtur që do të votojë Talat Xhaferin si kryeministër i vendit. Ne e kemi mbështetur Xhaferin edhe kur ishte më rëndë, atëherë kur kishte trazira për zgjedhjen e tij si kryetar kuvendi në vitin 2017 ku ne si parti sakrifikuam gjithçka” tha Aziri, deputet i ASH-së.

Banner

Related posts

Sela: Në zgjedhjet e ardhshme ose do t’i bashkohemi ndonjërit bllok ose s’marrim pjesë fare

Gjyla Halili

Ali Ahmeti fton qytetarët në takimin tradicional të fundvitit

Gjyla Halili

Mexhiti sërish thirrje qytetarëve: Ta ruajmë qetësinë dhe gjakftohtësinë! Për çështjen e gjuhës shqipe ne jemi në të njëjtën anë me të gjithë shqiptarët

Gjyla Halili