SPORT

Nuk ndalet Xherdan Shaqiri – Kreu

Super Shaqiri, asiston dhe shpallet lojtari i ndeshjes në fitoren e Chicagos!

Xherdan Shaqiri ka qenë protagonist në fitoren e radhës së ekipit të tij, Chicago Fire FC.

Ylli ynë ka bërë paraqitje fantastike në fitoren 2:0 ndaj Austin për ta ndihmuar ekipin e tij që të shkojë në çerekfinale të US Open.

Shaqiri u shpall lojtari i ndeshjes në “Q2 Stadium”, ku golat i shënuan Rafael Czichos dhe Kacper Przybylko.

Futbollisti nga Kosova asistoi në golin e dytë të Chicagos, e cila synon ta fitojë këtë trofe.

Pas eksperiencës së suksesshme në Evropë, ku luajti me Baselin, Bayernin, Interin, Stoke Cityn, Liverpoolin e Lyonin, 31 vjeçari e provoi edhe një përvojë përtej Atlantikut, para se të rikthehet në të ardhmen me gjasë në Zvicër për ta mbyllur karrierën.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Këtë fundjavë rikthehet Superliga e Kosovës në futboll

admin

Panik në banesën e Kluivert

admin

Në “Camp Nou” i sfidon Muja, Xavi: Duhet të rritemi edhe në Evropë

admin

Leave a Comment