KOSOVË

Do të vazhdojmë të ndërtojmë paqen e bazuar në dialog

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski, ka takuar gjatë ditës së sotme presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ndodhet në vendin tonë për një vizitë zyrtare. Gjatë takimit të përbashkët mes kryeministri Kovaçevski dhe presidentes Osmani është biseduar për dialogun e mbajtur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë. Kovaçevski, po ashtu, shkruan se do të vazhdojmë të ndërtojmë paqen e bazuar në dialog dhe respekt të ndërsjellë me Kosovën dhe të gjithë fqinjët tanë bazuar në hapat konstruktivë dhe produktivë që do të sigurojnë një të ardhme të begatë për të gjithë.

“Në një atmosferë miqësore, sot me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, biseduam për disa tema të përbashkëta në drejtim të ndërtimit të bashkëpunimit të frytshëm dhe afatgjatë ndërmjet dy vendeve.
Vendi ynë krijon një klimë të mirë me fqinjët dhe e ka dëshmuar veten si një partner i besueshëm në ndërtimin e paqes dhe sigurisë rajonale.
Jam i nderuar dhe i kënaqur që e treguam këtë gjatë mbajtjes së dialogut të nivelit të lartë, i cili u zhvillua në Ohër, ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë paqen e bazuar në dialog dhe respekt të ndërsjellë me Kosovën dhe të gjithë fqinjët tanë bazuar në hapat konstruktivë dhe produktivë që do të sigurojnë një të ardhme të begatë për të gjithë ne.”- shkruan Kovaçevski.

Banner

Related posts

Festë për pavarsinë e Kosovës në New York, Mark Gjonaj: Le të nderojmë historinë, sakrificën dhe heroizmin e Kosovës

Gjyla Halili

Chollet kërkon nga Vuçiqi që të ndihmojë në qetësimin e krizës në veri

admin

Policia tregon se si është situata momentale në veri të Kosovës

admin

Leave a Comment