KOSOVË

Jemi aleatë të shtetndërtimit të Republikës së Kosovës

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ka takuar Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në kuadër të vizitës së saj në vendin tonë.

Në këtë takim mes Gashit dhe Taravarit është diskutuar për marrëdhëniet ndërshtetërore mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, po ashtu është diskutuar edhe për zhvillimet e gjithmbarshme rajonale, me ç’rast Gashi, që është edhe kryetar i Grupit të Miqësisë mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, ka theksuar se Maqedonia si shtet, por edhe si shqiptarë në RMV, kanë dëshmuar se jemi mbështetës dhe aleatë të sinqertë të shtetndërtimit të Republikës së Kosovës.

Presidentja Osmani, nga ana e saj, e ka përgëzuar delegacionin e Alternativës për angazhimin e saj politik dhe ka shprehur inkurajimin e saj  për vazhdimin e këtij kursi miqësor e vëllazëror.

Banner

Related posts

Luftime të ashpra në Sudan, pavarësisht thirrjeve për armëpushim

admin

Zyrtari i NATO-s takohet me Kurtin dhe Osmanin, diskutohet për veriun

admin

Republika Sërpska suspendon miratimin e heqjes së vizave mes Bosnjës dhe Kosovës

admin

Leave a Comment