SHOWBIZ

Operacioni i fundit plastik i merr jetën “binjakes” së Kim Kardashian, pësoi atak kardiak

Ashten Gourkani, e cila u bë e famshme për ngjashmërinë e saj me Kim Kardashian, madje kishte edhe nga ata që e konsideronin si binjake të Karadashian, vdiq nga një atak në zemër pas operacionit të fundit plastik. Modelja amerikane 34-vjeçare, zemra e së cilës u ndal papritur teksa po vëzhgohej në spital, nuk mundi të shpëtonte me gjithë ndërhyrjet.

Në deklaratën e bërë nga familja e modeles së ndjerë thuhet se, mjekët u kishin thënë se operacioni i vajzës së tyre kishte shkuar mirë dhe se po përmirësohet, por në një telefonatë të dytë i kishin lajmëruar se ajo kishte vdekur si pasojë e një sulmi në zemër.  

Policia nisi menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen në fjalë, ndërsa janë marrë në pyetje mjekët që kanë asistuar në ndërhyrjen plastike, për të cilët ka nisur edhe një hetim për mjekim të pakujdesshëm.

Banner

Related posts

“Marre-marre”, modelja Arbenita Ismajli reagon ndaj ndezjes së qirinjve në nderim të të vrarëve në Beograd

admin

Martohen Elgit Doda dhe Klea Huta, pamje nga dasma

admin

Qeni i gjuetisë ‘Orca’ fiton konkurrimin prestigjoz mes rivalitetit të 19,000 pjesmarrësve ‘shumë ngjyrësh’ (fotot)

admin

Leave a Comment