KOSOVË

Sot ditë e lumtur për kosovarët

Banner

Deputeti i Partisë së Gjelbër Evropiane në Parlamentin Evropian, Thomas Waitz, ka thënë se PE-ja më në fund sot do të japë dritën jeshile për liberalizimin e vizave për Kosovën, pasi siç ka thënë ai, ky proces ishte bllokuar para disa vitesh në Këshillin Evropian.

Përmes një komunikate për media, ai ka thënë se kjo do të lejojë udhëtimin pa viza për njerëzit nga Kosova në BE deri në 90 ditë, duke filluar nga viti 2024.

“Kosova është e fundit nga vendet e Ballkanit Perëndimor që ka marrë liberalizimin e vizave. Të Gjelbrit, duke përfshirë Tomas Waitz dhe paraardhësja e tij Ulrike Lunaçek, kanë luftuar që ky hap të bëhet përfundimisht”, thuhet në komunikatë.

Waitz ka thënë se sot është një ditë gëzimi për Kosovën dhe qytetarët e saj, derisa vendimin e sotëm e ka quajtur hap të vonuar për Kosovën.

“Të Gjelbërit kanë vite që e mbrojnë atë dhe do të vazhdojnë të mbështesin rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka thënë ai.

Banner

Related posts

Mijëra persona në protestën e tretë kundër dhunës

admin

Lirimi i tre policëve të Kosovës. Kryeministri hungarez merr meritat

admin

Gjykata e Tiranës cakton 40 ditë burgim për ish-luftëtarin e UÇK-së

admin

Leave a Comment