SPORT

Interi i vendos çmimin – Kreu

Andre Onana ka zënë me forcë dhe zotësi pozicionin e titullarit tek Interi.

Performanca e tij është e jashtëzakonshme, ku madje deri në këtë pikë, në Champions League, ai është portieri me statistikat më të mira.

Për këtë arsye, disa klube të mëdha europiane kanë filluar të shfaqin interese për portierin kamerunas.

Manchester United dhe Chelsea janë dy klubet që po kërkojnë më shumë informacion për të.

Interi është i vetëdijshëm që do të duhen disa të ardhura për sezonin e ardhshëm dhe kështu me këtë rast, ata kanë fiksuar një shifër minimale prej 40 milionë eurosh për Onana. Në vend të tij, Inter ka kontakte të vazhdueshme me Vicario.

Onana erdhi te zikaltërit me parametra zero dhe tashmë vlera e tij ka shkuar në 40 milionë, të paktën minimalisht.

/BotaSot/

Banner

Related posts

KB Trepça po e shijon trofeun e Kupës, reagon në rrjetet sociale

admin

Messi te Barcelona, babai i tij tregon si qëndron situata

admin

Tifozi i veçantë nuk e lë kombëtaren as në Pragë, ka një kërkesë të veçantë për politikanët shqiptarë

admin

Leave a Comment