AKTUALE

Grubi takoi deputeten shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, znj. Ermina Lekaj Prljaskaj

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka takuar dje gjatë vizitës së delegacionit të lartë shtetëtor të Kroacisë edhe deputeten shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, znj. Ermina Lekaj Prljaskaj, njofton bild.mk.

Ai i ka shprehur mirënjohje për angazhimin e saj në përfaqësimin e të drejtave të komunitetit shqiptar dhe komuniteteve tjera në shtetin kroat.

“Kënaqësi të takoja deputeten shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, znj. Ermina Lekaj Prljaskaj.Shpreha mirënjohje për angazhimin e saj në përfaqësimin e të drejtave të komunitetit shqiptar dhe komuniteteve tjera në shtetin kroat. Koncepti i barazisë shoqërore që implementojnë vendet tona është garanca vetme e zhvillimit” – ka shkruar Grubi në faqen e tij në rrjetin social Facebook.

Banner

Related posts

Mickoski: S’ka nevojë për zgjedhje të parakohshme

Gjyla Halili

Marash Devukaj:Vota për Forumin Shqiptarë,votë për ruajtjen e identitetit,gjuhës dhe flamurit tonë

admin

BASHKËSIA FETARE ISLAME PJESMARRËSE NË MBLEDHJEN E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

Gjyla Halili

Leave a Comment