AKTUALE

Grubi takoi deputeten shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, znj. Ermina Lekaj Prljaskaj

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka takuar dje gjatë vizitës së delegacionit të lartë shtetëtor të Kroacisë edhe deputeten shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, znj. Ermina Lekaj Prljaskaj, njofton bild.mk.

Ai i ka shprehur mirënjohje për angazhimin e saj në përfaqësimin e të drejtave të komunitetit shqiptar dhe komuniteteve tjera në shtetin kroat.

“Kënaqësi të takoja deputeten shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, znj. Ermina Lekaj Prljaskaj.Shpreha mirënjohje për angazhimin e saj në përfaqësimin e të drejtave të komunitetit shqiptar dhe komuniteteve tjera në shtetin kroat. Koncepti i barazisë shoqërore që implementojnë vendet tona është garanca vetme e zhvillimit” – ka shkruar Grubi në faqen e tij në rrjetin social Facebook.

Banner

Related posts

Kamata për minusin e lejuar u rrit me 2.75%: “Shtrëngimi i politikës monetare është sinjal i qartë”

admin

Ibrahimi: VLEN-i s’duhet të jetë kalkulator që e llogarit mënyrën e përfitimit të pushtetit

Gjyla Halili

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës i reagon Bujar Osmanin: Kosovën e sheh me sytë e ndërmjetësve ndërkombëtarë

Gjyla Halili

Leave a Comment