AKTUALE

MARRVESHJA E OHRIT, LËVIZ PESËSHEN E BE-SË DREJT NJOHJES SË KOSOVËS

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, më 22 Mars 2023, ka thënë se me arritjen e marrëveshjes së Ohërit, pesëshja e BE-së, do fillojë lëvizjet drejt njohjes së Shtetit të Republikës së Kosovës!

“Fakti që të dyja shtetet tani e kanë arritur këtë marrëveshje, dhe duke supozuar se edhe do ta zbatojnë atë, do të vëjë në lëvizje 5 vendet e BE-së, drejt njohjes së Kosovës’’, ka deklaruar sekretari Amerikan i Shetit Antony Blinken!

Këtë deklaratë Sekretari Amerikan i Shetetit Antony Blinken, e potencoi gjatë një adresimi të tij në një seancë dëgjimore para Senatit.

Ai u pyet mbi të arriturat e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, nga aneksi i 18 Marsit në Ohër, specifikisht për progresin e Amerikës në lobim për njohjen e Kosovës nga pesëshja mosnjohëse e BE-së.

‘’Është një progres që është bërë mes Kosovës dhe Serbisë’

‘’Konkretisht një marrëveshje është arritur vikendin e kaluar, për të implementuar një udhërrëfyes në rrugën drejt normalizimit’’, u shpreh ai mes tjerash.

Ai gjithashtu ka falënderuar kreyeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për pajtueshmërinë në këtë marrëveshje.

Banner

Related posts

Mickoski me porosi: Vizioni im është i qartë, Maqedonia do të jetë shtet ku sundon ligji dhe ku nuk ka vend për personat e korruptuar!

Gjyla Halili

Lladrovci: Lufta nuk është lojë shahu të luhet nga fillimi sa herë nuk të pëlqen rezultati

Gjyla Halili

Kamala Harris shkruan letër, ka një porosi për shqiptarët tre ditë para zgjedhjeve

Gjyla Halili

Leave a Comment