AKTUALE

Arben Taravari nga Kumanova: Qytetarë janë përcaktuar për ndryshimin, e ndryshimi është me VLEN-in

Kandidati i VLEN-it, Arben Taravari, nga tubimi qendror i koalicionit në Kumanovë, tha se këtë rradh jemi bashkuar për të fituar.
Ai tha se e kanë dëgjuar zërin e popullit për tu bashkuar ndërsa është edhe bekimi i kryeministrit Alibn Kurti.
“Jemi treguar fisnik me njëri tjetrin sepse qëllimin e kemi të artë, ndryshim dhe vetëm ndryshim, nuk ka alternativë tjetër në këto zgjedhje. Kështu po duket situata. Ne i kemi dyert e hapura kudo që shkojmë në Maqedoninë e Veriut, por edhe në Prishtinë edhe në Tiranë. Këtë gjë fatkeqësisht nuk mund ta themi për kundërkandidatin tim, ai i ka mbyll derën vetes”, deklaroi Arben Taravari, raporton SHENJA.
Taravari mes tjerash numëroi katër shtyllat e programit të tij, duke thënë se bëhet fjalë për një program përbashkues pa mashtrime dhe pa fjalë të kota.
“22 vite keqqeverisje janë shumë. Tashmë është bërë e papërballueshme kjo situatë. Neve po e shohim se sa i nevojshëm është ndryshimi, më shumë se sa që ne po e potencojmë, këtë fakt po na e tregon gjendja në teren, bisedat e përditshme me qytetarët dhe skandalet e përditshme e aktorëve institucional e shtetëror”, u shpreh Taravari, duke shtuar se është i bindur se qytetarët janë përcaktuar për ndryshim, e ndryshimi është me VLEN-in.

Banner

Related posts

“Flamuri është zemra e kombit – dhe ajo nuk tjetërsohet!” – Agron Dedivanaj reagon ndaj përpjekjeve për ndalimin e përdorimit të flamurit kombëtar

Gjyla Halili

Izet Mezhiti drejt partisë së re, tubimet pa flamurin e BDI-së?

admin

Ceremoni festive me rastin e hapjes së terreneve të reja sportive në SHMK “Dr.Ibrahim Temo”

admin