Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i shoqëruar nga dy nënkryetarët, Faton Ahmeti dhe Bujar Osmani mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, me ftesë të Ambasadores së Republikës Federale të Gjermanisë, znj. Petra Drexler.
Me këtë rast, Ahmeti vlerësoi rëndësinë e Gjermanisë si mike dhe partnere e rëndësishme e vendit dhe e shqiptarëve, duke theksuar mbështetjen e saj të vazhdueshme për perspektivën evropiane.
“Gjermania ka qenë dhe mbetet një mike dhe partnere e rëndësishme e vendit tonë dhe e shqiptarëve, si dhe një mbështetëse e fuqishme e perspektivës sonë evropiane”, u shpreh Ahmeti.
Ai përcolli urimet më të përzemërta për Ambasadoren Drexler dhe popullin gjerman me rastin e Ditës së Bashkimit, duke shprehur dëshirën për forcimin e mëtejshëm të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe popujve.
“Gëzuar Ditën e Bashkimit të Gjermanisë!”, u shpreh Ahmeti.
Ja postimi plotë:
Sot, me ftesë të Ambasadores së Republikës Federale të Gjermanisë, znj. Petra Drexler, mora pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.
Gjermania ka qenë dhe mbetet një mike dhe partnere e rëndësishme e vendit tonë dhe e shqiptarëve, si dhe një mbështetëse e fuqishme e perspektivës sonë evropiane.
Ambasadores Drexler dhe popullit gjerman ua përcjell urimet më të përzemërta për Ditën e Bashkimit, me dëshirën për miqësi dhe bashkëpunim edhe më të fuqishëm ndërmjet vendeve dhe popujve tanë.
Gëzuar Ditën e Bashkimit të Gjermanisë!

