SHOWBIZ

Nëse merimangat do të punonin së bashku, mund të hanë të gjithë njerëzit brenda një viti, thotë shkenca (fotot)

Ky nuk është një lajm i mirë për araknofobët (ata që kanë frikë nga merimangat) prandaj nëse jeni një i tillë, me mirë vijoni kërkimin me diçka tjetër, por nëse vendosni të qëndroni, përgatituni për një të vërtetë të frikshme.

Sipas një studimi të fundit merimangat mund të hanë të gjithë 7 miliardë njerëzit e tokës, nëse do të dëshironin vërtet.

Zbulimet vijnë pas një raportimi në rrjetin Washington Post ku llogaritet pesha e ngrënë në një vit nga e gjithë popullata e merimangave, e cila e marrë së bashku është më e madhe sesa ajo e të gjithë njerëzve të planetit.

Studimi i Martin Nyffeler nga Universiteti i Basel në Zvicër dhe i Klaus Birkhofer i Lund University në Suedi, është publikuar në revistën Science of Nature në mars 2017.

Edhe pse zbulimi nuk është totalisht i ri, është plotësisht shokues për veshin neutral.

Nyffeler e Birkhofer zbuluan se merimangat në të gjithë globin hanë ushqim me mase prej 440.9 deri në 881.8 milionë ton në vit.

Ndërsa e gjitha biomasa e të rriturve në tokë është rreth 316.3 milionë ton. Në fjalë të tjera, masa e njerëzve nuk do të mund të kënaqte oreksin e araknidëve në rast se ato do të organizoheshin për të ngrënë të gjithë njerëzit.

Në studim shtohej se merimangat e planetit tonë peshijnë rreth 25 milionë ton, që është ekuivalente e rreth 478 anijeve me masë sa Titaniku.

Por duke parë nga ana pozitive, merimangat nuk ka shumë gjasa të na hanë pari preferojnë insekte, mushkonja apo miza, dhe preferojnë te jetojnë ne ambjnete me prezencë të njerëzve, kështu që lajmi nuk është edhe aq për t’u shqetësuar.