SPORT

Java e 23-të vjen me dy super derbi në Superligë, përballje të zjarrta edhe për mbijetesë

Albi Mall Superliga e Kosovës do të vazhdoj me ndeshjet e xhiros së 23-të në fundjavë.

Tre super duele janë në program për tu zhvilluar ditën e shtunë dhe dy të tjera të dielën.

Drita pas humbjes shokuese nga Ferizaj do të mirëpret në stadiumin me bari sintetik në Gjilan skuadrën e Llapit.

Ndeshje e zjarrtë pritet të zhvillohet edhe në Klinë, ku Dukagjini është nikoqir i Gjilanit.

Duel jashtëzakonisht i rëndësishëm për dy skuadrat zhvillohet edhe në Skenderaj, me Drenicën të fundit në tabelë që pret Ferizajn e parafundit.

Të dielën sytë e të gjithëve janë në derbin Prishtina – Ballkani, derisa dueli tjetër është ai mes Trepçës ’89 dhe Malishevës.

Banner

Related posts

Dita e Arsenalit – Kreu

admin

E jashtëzakonshme, Marquez i njeh pistat vetëm në bazë të zhurmës së motorit (VIDEO)

admin

Xabi Alonso ka vendosur se cilën skuadër dëshiron ta drejtojë sezonin e ardhshëm

Gjyla Halili

Leave a Comment