SHQIPËRI

Ura që lidh Shqipërinë me Malin e Zi/ Abazoviç: Shqipëria shpenzoi për projektin për ndërtimin

Abazoviç: Ura do të jetë 300 metër, gjatë verës kemi trafik të jashtëzakonshëm dhe kjo urë do të rregullojë shumë punë, nuk di nëse do të ketë një projekt më efektiv dhe më të lirë se ky.  Pala shqiptare ka bërë projektimin dhe kjo nuk është gjë e vogël ndërsa për shpenzimet e urës nuk po flas se për tre vite mund ta paguajë vetë administrata e jo më buxheti i shtetit. Do të bëjmë diçka që do të lehtësojë shumë vende të botës e që mund të shkojnë edhe për një vizitë ditore në Shqipëri pa asnjë lloj problemi. Mendoj që edhe punët infrastrukturore nuk janë të komplikuara se bëhet fjalë për një zonë fushore, do të hapet një vizion i ri në këtë zonë.

Rama: Mua më vjen keq që nuk flas dot në gjuhën tuaj siç bën Dritani, por Dritani është fenomen i rrallë dhe nga ata që unë njoh mbase është i vetmi që është sepse i flet shkëlqyeshëm të dyja gjuhet nuk ngatërron këmbët kur ecën, unë ju përgjigjem shqip në të vetmen gjuhë që i njoh këtij rajoni. Pyetja më bëri të ndihem si në shtëpi se në Shqipëri sa bëhet fjalë për një projekt pyetet sa kushton. Projekti lidh dy anët e një kufiri dhe është 300 metra. Sa i përket realizimit, projekti është gati, do të ndërtojmë një procedurë që është hera e parë që ndodh ku janë të përfshira dy qeveritë. Për ne është shumë e vlefshme kjo urë pasi edhe me ndërtimin e rrugës nga Shëngjini në Velipojë dhe me këtë lidhje rritet shumë lëvizshmëria. Kjo urë nuk zëvendëson urën tjetër kur të bëhet lidhja e plotë e korridorit blu. Për zonën bregdetare kemi rënë dakord të punojmë një masterklan për ta vizionuar të gjithë zonën  kufitare në aspektin e turizmit. Të dyja vendet tona kanë harxhuar energjitë për bregun e detit, Mali I Zi është bërë shembull në rajon në këtë aspekt por është e pajustifikueshme që nuk kemi vënë në funksion liqenin. Pse nuk e kemi bërë deri tani sepse problematika kryesore është te koordinimi ne nuk e kemi kulturën e koordinimit, dhe minsitri me ministri kanë kulturën që flasin sikur janë anëtare të Kombeve të Bashkuara.


Top Channel

Related posts

Ky është numri i qytetarëve që votuan deri në orën 18:00 në Shqipëri

admin

Pashkët Katolike/ Presidenti Begaj: Shpresa, dashuria dhe jeta e gëzueshme bekofshin jetën tuaj

admin

Errësohet gjendja në selinë e partisë së Erdoganit, po i bie bilanci i votave nën 50%

admin

Leave a Comment