AKTUALE

Protesta e 3 marsit/ “Shqiponjat fluturojnë lart, por…”, Rajmonda Bulku me pranga në duar, prezanton spotin e PD

Partia Demokratike ka publikuar spotin zyrtar të protestës së 3 marsit, i cili është një inskenim artistik i thirrjes së “Nënës Shqipëri” për bijtë e saj.

Aktorja Rajmonda Bulku interpeton ‘rolin kryesor’ në këtë spot duke risjellë jehonën e Nënës Shqipëri që në raste nevojash historike u bën thirrje bijve e bijave të saj t’i dalin zot vetes dhe vendit.

E frymëzuar nga ligjërimet kombëtare të tipit ‘mbahu nëno mos kij frikë!’, thirrja e spotit të PD vjen në krahun e kundërt: është “Nëna Shqipëri” që u kërkon bijve të vet të ngrihen kundër frikës dhe pushtetit abuziv.

Slogani kryesor i Partisë Demokratike është “Shqipërisë-t’i dalim zot’ dhe spoti i 3 marsit ndjek të njëjtën linjë duke folur për shpopullimin, varfërinë dhe qeverisjen e papërgjegjshme. Protesta e 3 marsit do të zhvillohet në ora 12.00 para Kryeministrisë.

Banner

Related posts

Nikollë Camaj në Budva për 20-vjetorin e PAM-it: Bashkëjetesa në Mal të Zi, shembull për rajonin

Gjyla Halili

FILLON VAKSINIMI I HAXHILERËVE PËR HAXHIN 2025

Gjyla Halili

Ambasadori gjerman uron Kosovën: Gjermania do të jetë mike e ngushtë drejt rrugës suaj në BE

Gjyla Halili

Leave a Comment