KOSOVË

Sot Mali i Zi dhe Shqipëria pritet t’i nënshkruajnë 11 marrëveshje bashkëpunimi

Sot gjatë ditës, Mali i Zi dhe Shqipëria pritet të nënshkruajnë 11 marrëveshje bashkëpunimi në mes vete.

Kështu ka bërë të ditur, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

“Gjithçka është gati për G2G, kjo ngjarje është e një rëndësie rajonale. Nesër mirëpresim një delegacion të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga kryeministri Edi Rama, i përbërë nga të gjithë ministrat dhe bashkëpunëtorët e tyre. Do të nënshkruajmë 11 marrëveshje”, ka bërë të ditur Abazoviç.

Po ashtu gjatë ditës së djeshme, Abazoviç ka njoftuar se Qeveria e Malit të Zi, ka miratuar tri marrëveshje në kuadër të procesit të Berlinit, të cilat konfirmojnë angazhimin e qartë evropian.

Banner

Related posts

Bjegoviq: Serbia nuk do të pranojë asnjë marrëveshje derisa të zgjidhet çështja e Asociacionit

admin

Vijojnë përpjekjet për t`i sjellë autorët para drejtësisë

admin

Tentativë e Serbisë për ta eskaluar situatën

admin

Leave a Comment