SPORT

Robin Krasniqi dhe gjashtë shqiptarë tjerë, sonte në ring

Robin Krasniqi është gati të rikthehet në ring, dhe sonte do të përballet me Timur Nikarkhoev. Dje (e premte) u realizuan matjet zyrtare, kur boksieri shqiptar peshoi në 79.3 kilogramë, ndërsa rivali i tij është në 80.5 kilogramë.

Dueli i Robin Krasniqit me belgun do të zhvillohet në “Audi Dome” të Munichut, ndërsa pritet të fillojë në ora 21:00.

Para këtij dueli, në ring do të ngjitet edhe Shefat Isufi, ku do të garojë për titullin WBF në kategorinë gjysmë të rëndë.

Boksierin tjetër shqiptar, Musa Avdimetaj, apo siç njihet me emrin James Kraft, do të garojë për titullin WBC Internacional.

Sonte meçet e tyre do t’i zhvillojnë edhe Valon Ahmeti, Isuf Kelmendi, Kushtrim Tahirukaj dhe Armend Xhoxhaj.

Banner

Related posts

Këtu mund ta ndiqni meçin e Robin Krasniqit kundër Timour Kharkohev

admin

Përfshirja e çuditshme në pakot e drogës

admin

Ronaldo dhe Georgina kanë nënshkruar kontratë martese që rregullon situatën në rast ndarjeje

admin

Leave a Comment