AKTUALESPORT

Ramadan Hiseni fitore të rëndësishme në karrierë

Ramadan Hiseni bokseri i mirënjohur shqiptar ka arritur një super fitore në fundjavë ndaj njërit prej bokserave më të mirë të Venezuelës, Michael Marcano, i cili madje kishte edhe një rekord të frikshëm në karrierën e tij 32.10.0.

Ky kundërshtar nuk arriti ti përballej grushteve të fuqishëm të Ramadanit i cili nga runda e parë kërkonte nokautin me çka arriti në raundin e katërt qëllimin duke e mposht venezuelasin i cili në Zvicër kishte paralajmëruar madje edhe fitore. Ky triumf i bukur, ndikoj që Hisenin ta ngrit madje edhe në rank listën botërore i 140, me çka po i jepet një shans të mirë që vitin 2024 të luftoj ndonjë ndeshje të madhe.

Ndryshe, Hiseni pas ndeshjes u shpreh shumë i kënaqur me këtë fitore dhe falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështet në rrugëtimin e tij. Ndeshjen e radhës, boksieri kosovar do ta zhvilloj në eventin e fuqishëm në Bern të Zvicrës, më 29 mars ku dhe pritet sërish të ketë një boksier mirë të ranguar.

Banner

Related posts

Zekolli-Shaqiri kërkon drejtësi për bashkëshortin e ndjerë: Kërkoj apel të vendimit

Gjyla Halili

Blerim Bexheti në Çair: Shumë mbështetës nga Vlen të zhgënjyer po kthehen në Bdi, qytetarët kërkojnë unitet

Gjyla Halili

Joshua – Franklin, ish-kampioni tregon planin e tij

admin