KB Trepça u konfirmua mbrëmë “mbretëreshë” e Kupës së Kosovës, trofe të cilin e fitoi për herë të dytë radhazi.
Mitrovicasit e mposhtën Sigal Prishtinën me rezultat 74:66 në një ndeshje dramatike deri në minutat e fundit, të zhvilluar në Rahovec.
Kryesia e “Xehetarëve” i ka falënderuar të gjithë ata që e ndihmuan këtë klub në arritjen e këtij suksesi madhështor, e veçanërisht tifozët “Torcida”.
Ndërkohë, kryesia, e drejtuar nga kryetari Vullnet Sefaja, zotohet se do të punojë fort që qytetit buzë Ibrit t’i sjell edhe suksese të reja, duke e përfshirë këtu edhe titullin e kampionit të Kosovës, objektiv ky i ekipit Gjelbër e Zi qysh këtë sezon.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e klubit mitrovicas në rrjetet sociale.
Të nderuar qytetarë te Mitrovicës,
Urime per Fitoren e Kupës së Kosovës në Basketboll, fitore që na gëzoi të gjithëve.
Ne si Kryesi e Klubit Basketollistik Trepca jemi të lumtur që sadopak po mundemi me kontribu për qytetin tonë Mitrovicën, që është lënë anash tash e dy dekada.
Falenderojmë Lojtarët e Klubit, Shtabin Teknik për angazhimin maksimal në realizimin e synimeve të Klubit. Perkushtimi i tyre maksimal dhe respekti për fanellën e Trepçes na solli këto rezultate.
Një falenderim i veçantë shkon për sponzorët e klubit që nuk hezituan në mbështetjën e tyre dhe që mundësuan të arrijmë aty ku jemi.
Pa përkrahjën e tyre vështirë se do ja kishim dalur.
Klubi Basketbollistik Trepca është i privilegjuar me tifozerinë e vet.
Torcida si pjesë e pandashme e Klubit është fuqia inspiruese e Klubit, siq e themi, lojtari I 6-të në ndeshje. Së bashku arritëm që ti luajmë të gjitha Finalet prej të cilave 3 i kurorrëzuam me fitore.
Na pret vazhdimi i Kampionatit, Playoff-it dhe përkushtimi për sukseset e rradhës. Përkrahja e secilit nga ne është shumë e vlefshme.
Përkrahja e Torcidës ndaj Klubit, Lojtarëve tanë, Shtabit Teknik dhe qytetit të Minatorëve është shumë e rëndësishme në vijim, andaj së bashku, ku edhe ne si Kryesi, do të jemi afër Klubit për të ju lehtësuar presionin që lojtarët dhe Shtabi teknik po e bartin në realizimin e rezulateve që ne nga ata po i presim.
Ne kemi hyrë në këtë rrugëtim me moton “TREPCA NA BASHKON”
Ju ftojmë të gjithëve që të bashkohemi në përkrahje të Klubit, mbështetje të Lojtarëve, Shtabit Teknik, që presionin për rezulate që e kan, ta shëndrojnë në motivim për sfidat e rradhës që na presin.
Urime Mitrovicë dhe Torcidë Kupa e Kosovës në Basketboll!
Kryetari i Klubit Basketbollistik Trepça
Vullnet Sefaja