Trepça e ka fituar Kupën e Kosovës, pasi në finale e mposhti Sigal Prishtinën.
Mitrovicasit fituan me rezultat 74-66.
Ishte një ndeshje spektakolare në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec ku ishte organizuar ‘Final 8’ Kupa e Kosovës.
Gjatë gjithë ndeshjes rezultati ka qenë i barabartë, por “xehetarët” në çerekun e fundit ishin më efikas dhe treguan mbrojtje të fortë duke fituar ndeshjen me tetë pikë epërsi.
Drilon Hajrizi ishte më i miri te Trepça me 16 pikë, tetë kërcime e tri asistime. Ken Brown i kishte 14 pikë, tri kërcime e tri asistime. Ndërkohë Mikaile Tmushiq realizoi 13 pikë e pesë asistime.
Te Prishtina më i miri ishte Dustin Thomas me 16 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime.
Derrick Wilson i kishte 13 pikë e pesë kërcime, ndërsa Dardan Berisha realizoi 16 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime, por i kishte edhe shtatë topa të humbur.