SPORT

Haxhi Krasniqi dhe Nadjib Mohammedi i kanë kryer matjet para meçit

Të dy boksierët ishin në rregull me peshën dhe janë të motivuar para meçit që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Boksieri junikas ka marrë përkrahje të madhe nga të pranishmit, të cilët kanë brohoritur duke e thirrur emrin e tij.

Krasniqi do ta zhvillojë meçin më të veçantë të karrierës përpara popullit të tij, në tokën e tij, nesër, më 5 gusht, ndërsa ka premtuar se do t’i gëzojë shqiptarët në një natë spektakolare dhe magjike që na pret nesër mbrëma.

Gjithashtu, iu ka bërë thirrje tifozëve që t’i blejnë biletat për të qenë prezentë fizikisht në këtë natë të paharrueshme.

/BotaSot/

Banner

Related posts

​Frashëri largohet nga Ballkani: Koha për një aventurë të re

admin

Aksidentohet autobusi i klubit turk, raportohet për të lënduar

admin

Gazetat çeke pa mëshirë ndaj përfaqësueses së tyre

admin

Leave a Comment