SPORT

E jashtëzakonshme, Marquez i njeh pistat vetëm në bazë të zhurmës së motorit (VIDEO)

Piloti spanjoll i Honda, Marc Marquez, një ikonë e këtij sporti me tetë titujt kampionë bote në garat e motoçiklizmit, ka treguar se ka edhe një dhunti të veçantë. Dëgjimin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Honda tregon se Marquez arrin të njohë pistat e MotoGP vetëm nga zhurma që bën motori përgjatë pistës.

Marquez i është nënshtruar një testi, duke vënë kufjet në vesh dhe dëgjuar zhurmën e motorit në katër pista. I përqendruar në maksimum, spanjolli nuk bën asnjë gabim dhe arrin të njohë se për cilat pista bëhet fjalë: Phillip Island (Australi), Mugello (Itali), Sachsenring (Gjermani) dhe Laguna Seca (Amerikë).

Duket sikur Marquez i ka të vizatuara në trurin e tij pistat e MotoGP, ku ai garon çdo sezon dhe arrin të kuptojë edhe zhurmën që bën motori në çdo metër të tyre.

Ai arrin të gjejë edhe pse me vështirësi, pistën e Laguna Seca, ku ka garuar vetëm një herë, 10 vite më parë.

Banner

Related posts

Fiorentina – Sivasspor, gjyqtari shqiptar e “lëshon dorën”, shtatë kartonë të verdhë dhe një i kuq

admin

Mediat në Shqipëri i zbulojnë dy futbollistët që mund të ftohen për herë të parë nga Kombëtarja “kuqezi”

admin

QYTETI I SHKUPIT NË BASHKËPUNIM ME UNIONIN E SPORTEVE TË SHKUPIT NDAU ÇMIMET VJETORE PËR SPORTISTËT MË TË MIR

admin

Leave a Comment