Ministrja Elisa Spiropali ka deklaruar se kryemininistri Edi Rama do të jetë në Parlament për çështjen “McGonigal” për mocionin me debat kur të jetë në rend dite.
Ndërkohë teksa ajo mbannte fjalën, jahsrtë sallës së Kuvendit po mbahet protesta e opzoitës, që ka nisur që prej orës 10:00.
“Ju jeni të lirë të fantazoni, të trilloni, të shpifni siç keni bërë. Ne nuk e kemi vënë kurrë në diskutim zhvillimin e një mocioni me debat për këtë temë për t’i vënë njëherë e mirë kapak kësaj historie që nuk ka lidhje me ne por me situatën tuaj të brendshme. Jeni kthyer në ndihmësa të non gratës dhe në njerëz që i mbani qiririn një njeriu që sot e sa të ketë jeta nuk do ketë më kthim në piramidën e drejtimit të këtij vendi.
Nuk është rastësi fakti që sot familjarët e viktimave të Gërdecit dhe 21 Janarit kanë depozituar në SPAK kallëzim penal për një provë të re që ka dalë dhe sigurisht që kjo foltore do bllokohet se ka lidhje me atë që ndodh aty, me atë që ndodh në SPAK në lidhje me krime të vjetra. Kryeministri do jetë këtu në mocionin me debat për të debatuar deri në fund jo për ju se nuk nuk meritoni përgjigje, por për qytetarët e këtij vendi që meritojnë të kenë përgjigje dhe të kuptojnë se sa trillues jeni ju në aksionin tuaj politik”, deklaroi Elisa Spiropali.