AKTUALE

Sela takon presidentin Begaj: Motiv i fuqishëm për ne të vazhdojmë të punojmë në ruajtjen e arritjeve

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, z. Zijadin Sela, bashkë me sekretaren e përgjithshme të kësaj partie, znj. Ilire Dauti, kanë takuar presidentin e Shqipërisë, z. Bajram Begaj.

Roli i shqiptarëve në Ballkan është kyç për stabilitetin dhe progresin e rajonit, andaj bashkëveprimi ynë me shtetin amë dhe faktorin politik në trojet tona është jetik, ka shkruar Sela.

Postimi i tij në fb:

Bashkë me Sekretaren e Përgjithshme të Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, sot në Tiranë takuam Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z.Bajram Begaj.
Biseduam për shqetësimet e përbashkëta, për situatën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe zvhillimet politike në vendet tona, në rajon dhe më gjërë.
Kujdesi dhe interesimi i Presidentit Begaj dhe shtetit shqiptar, për shqiptarët në RMV është një mbështetje e fuqishme dhe një motiv i fuqishëm për ne të vazhdojmë të punojmë në ruajtjen e arritjeve të deritanishme, kapërcimin e sfidave dhe të përparojmë edhe më tej.
Roli i shqiptarëve në Ballkan është kyç për stabilitetin dhe progresin e rajonit, andaj bashkëveprimi ynë me shtetin amë dhe faktorin politik në trojet tona është jetik.

Banner

Related posts

Takim me mërgatën kërçovare AKI– mbështetje për vizionin e zhvillimit të komunës

Gjyla Halili

Sot 2 prill, Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

Gjyla Halili

Mickoski uron Trumpin: Mbetemi të përkushtuar për ndërtimin e lidhjeve edhe më të forta me SHBA-në

Gjyla Halili