SHQIPËRI

Opozita kërkoi shkarkimin e saj, Nikolla: Ktheva kokën pas, nuk kam gabuar! Kërkesa juaj pa fakte

“Prita me qetësi kërkesën për shkarkimin tim, fillova të reflektoj, ktheva kokën se ku kisha gabuar, por më rezultoi se acarimet nuk kanë ardhur për shkakun tim, por edhe për përplasjet e brendshme të partisë. Jo të gjithë e pranonit publikisht, e ndjeni se kjo kërkesë nuk është ajo që i duhet të kuvendit, ndihem e zhgënjyer, i mungon themeli, ka një qëllim, por jo një shkak, shpikët një kauzë artificiale. Janë emocione, por jo bindja juaj, e mbështesni në interpretime dhe jo fakte, nuk do të tërhiqem nga misioni për të ç’tensionuar seancat plenare, preferoj një drejtim të Kuvendit me risqe, por duke respektuar Kushtetutën, jashtë seancës kemi pasur një komunikim njerëzor, pse në sallë nuk jemi të njëjtit? Nuk kam shfaqur 2 fytyra, nuk kam ndjekur 2 politika, do jua them gjërat sy më sy, e keni tepruar me gjuhë në adresën time, unë nuk do ju përgjigjem me të njëjtën monedhë, e tillë do të jem, zyra e kryetares së Kuvendit do të jetë e hapur për ju”, tha Nikolla.


Top Channel

Banner

Related posts

Begaj: I bëj thirrje autoriteteve kosovare të kenë maturi e të koordinohen me partnerë

admin

Irani thirrje Shqipërisë: Korrigjoni gabimin, MEK kërcënim për sigurinë tuaj

admin

Prezantimi për strategjinë e Bashkisë së Tiranës/ Rama: Në vitin 2025 paga minimale do të jetë 45 mijë lekë

admin

Leave a Comment