Në Tetovën shqiptare Shoqëria LËVIZJA pati një takim me Këshillin Organizues për Akademinë Përkujtimore, me të cilën do të kujtohet e nderohet jeta dhe veprimtaria e luftëtarit të shquar për liri e bashkim kombëtar dhe për përparim e emancipim të kombit shqiptar, Veteranit të Lëvizjes e të Luftës Çlirimtare, TAHIR HANI.
Njeriu që me jetën, veprimtarinë dhe luftën e Tij u bë shembull i atdhedashurisë, i njeriut të edukuar, i njeriut të ditur e të kulturuar, i politikanit dhe qeveritarit të ndershëm e korrekt, TAHIR HANI, ishte edhe një nga themeluesit e Shoqërisë LËVIZJA dhe anëtar i Kryesisë së saj.
Prandaj, në takimin e sotëm u mor vendim që, më 8 nëntor 2026, në orën 14, në Universitetin “Nënë Tereza”, – SHKUP, – të mbahet AKADEMI PËRKUJTIMORE.
Shokë, miq, bashkëveprimtarë, bashkëluftëtarë e kolegë të TAHIR HANIT jeni të ftuar të organizoheni – të vini e të bëheni pjesë e kujtimit dhe nderimit të emrit, veprimtarisë politike, liridashëse, intelektuale dhe emancipuese të kësaj figure të veçantë e me peshë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare!
PËRJETËSISHT NDERIM E LAVDI VETERANIT TË LËVIZJES E TË LUFTËS ÇLIRIMTARE, TAHIR HANI!
