AKTUALE

Grupi “Sërish vjen Marsi”: Më 5 Mars tregohuni shqiptar duke votuar “Forumin Shqiptar”

Grupi “Sërish vjen Marsi”, në Michigan edhe pse nuk mbështet një parti politike apo një person të caktuar, fton shqiptarët ta votojnë “Forumin Shqiptar”.

Grupi fton shqiptarët e Malësisë të votojnë ata që mbrojnë interesin e malësorëve.

“Malësia është e jona, nuk duhet dhe nuk do të lëjojmë që të qeveriset nga dikush tjetër përveç atyre që punojnë në interes të Malësisë dhe qytetarëve të saj”, shkruan në ftesën e Grupit “Sërish vjen Marsi”.

Ftesa e plotë:

Grupi, “Sërish vjen Marsi”, nuk mbështet një parti politike apo një person të caktuar, e sidomos kur ajo ka drejtim të gabuar politik që nuk përputhet me interesin e qytetarëve dhe interesin demografik, kulturor dhe historik të vëndit. Por, mbështet bashkimin e partive Shqiptare, gjegjësisht “Forumin Shqiptar”.
Bëjmë thirrje që çdo qytetar Malësor që ka mundësi të shkoj mos të ngurohet por ta shprehi forcën nëpërmes votës së vetë të lirë.
Me 5 Mars është fuqia juaj demokratike për të hedhur votën e lirë dhe me integritet ndaj bashkimit të partive Shqiptare për dhe që mbështesin interesat ekonomike, kulturore, arsimore, administrative, historike të qytetarëve Malësor.
Kjo është mënyra më e mirë dhe më adekvate për të treguar kujdesin e familjeve tona dhe të ardhmën e tyre.
Malësia është e jona, nuk duhet dhe nuk do të lëjojmë që të qeveriset nga dikush tjetër përveç atyre që punojnë në interes të Malësisë dhe qytetarëve të saj!

Rrnoft Shqipria dhe kombi Shqiptar!

Related posts

Gazetari Nevrij Ademi i çon selam Adnan Azizit

Gjyla Halili

Ganiu: Kushdo që të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Çairit nga VLEN, do të jetë cilësor dhe i duhur për qytetarët

Gjyla Halili

Mexhiti takon strukturat e qendrës së votimit 7 Marsi: Fryma e fitores ja Vlen, bashkërisht që fitoren ta bëjmë historike

Gjyla Halili

Leave a Comment