SHQIPËRI

Protesta e opozitës/ Xhokaxhi: Do jetë me militantë, jo qytetarë! Kauza i intereson palëve politike

Opozita ka thirrur qytetarët në protestë më 11 shkurt. “Një protestë kombëtare ndaj situatës së pshembullt të krijuar nga Edi Rama”, është shprehur kryeministri Edi Rama.

Retorika kundër kryeministri nga opozita së fundi është kryesuar me akuzat ndaj Ramës për çështjen McGonigal dhe takimeve të fshehta që ish-zyrtari i lartë amerikan ka bërë me kryeministrin.

Megjithatë, kjo protestë e thirrur nga Sali Berisha, ashtu sikurse dhe të tjerat paraardhëse, cilësohet si test për lidershipin e ish-kryeminstrit.

Në një debat në studion e “Top Story”, gazetarja Juli Xhokaxhi shprehet se kauza e kësaj protesta është interesi politik i Berishës, dhe jo i qytetarëve.

“Pyetja është, a është një kauzë për qytetarët shqiptarë apo është një kauzë që i intereson politikisht palëve politike. Unë personalisht besoj se është kjo e dyta. Nuk besoj se është një kauzë që i intereson qytetarëve shqiptarë. A i leverdis tani para zgjedhjeve kjo protestë për të rikapitalizuar atë që tha Çani? Po, por nuk e ka kryer akoma. Është në tentativë. Në momentin e parë që Sali Berisha doli dhe u duk sikur mbrojti Lulzim Bashën, në fakt kërkoi të vinte shenjën e barazimit me Amerikën në mes. Pra Amerika më goditi mua, Amerika po godet Edi Ramën. Këtë tentoi të bënte Berisha për të lehtëuar pozitën e tij”.

Sipas Xhokax, në protestë do të jenë militantët dhe jo qytetarët.


Top Channel

Banner

Related posts

Stolterberg pas takimit me Vuçiqin: Dy palët të përmbahen nga tensionet

admin

Sondazhet favorizojnë partinë e presidentit Milatoviq, roli Abazoviqit pritet të jetë vendimtar

admin

Përfundon godina e re në QS, Veliaj: Mbajtëm premtimin për abone falas dhe subvencionim 50% të kostos së konviktit

admin

Leave a Comment