BOTA

Mbi 21.000 viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Mbi 21.000 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit në Turqi dhe Siri, teksa shpresat për të nxjerrë të mbijetuar nga gërmadhat e ndërtesave të rrënuara po zbehen për çdo orë që kalon.

Në Turqi, më shumë se 17.674 njerëz kanë humbur jetën dhe mbi 60.000 janë plagosur, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive. Në Siri janë raportuar më shumë se 3.377 viktima, raporton Radio Evropa e Lirë.

SHBA ka njoftuar për një paketë fillestare prej 85 milionë dollarësh në ndihmë emergjente për njerëzit e prekur nga tërmetet vdekjeprurëse në Turqi dhe Siri.

Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar tha në një deklaratë se fondet do t’u shkojnë partnerëve në terren për të ofruar ndihmën e nevojshme urgjente për miliona njerëz, duke përfshirë ushqimin, strehimin dhe shërbimet shëndetësore emergjente.

Banner

Related posts

Partia Kombëtare Skoceze ndalon mediat që të zgjedhin liderin e ardhshëm

admin

Sërish protesta në Iran – SHQIP.com

admin

Pamje/ Grabitje me armë në mes të ditës në Paris! Merren bizhuteri me vlerë 15 mln euro

admin

Leave a Comment