AKTUALE

“Kush është ‘Big Brother’ i shqiptarëve?”, gazeta gjermane për çmontimin e kamerave: Klanet e mafies po monitorojnë njëri-tjetrin dhe policinë

Klanet e mafies shqiptare po monitorojnë njëri-tjetrin dhe policinë nëpërmjet kamerave të sigurisë.

 

 

Gazeta gjermane “Frankfurter Rundschau”, i ka dedikuar një artikull çmontimit të kamerave të quajtura “Big Brother”, mafies shqiptare dhe rolit të policisë shqiptare. Në artikull shkruhet se klanet e bandave kanë “epërsi teknologjike” kundrejt policisë.

 

Edhe në Ballkan, kamerat e vëzhgimit kanë qenë prej kohësh një fenomen i njohur. Mirëpo, këtij fenomeni në Shqipëri i erdhi fundi pas një aksioni policor për çmontimin e tyre.

 

Këto kamera të montuara ilegalisht në rrugët e Shqipërisë, po ngrejnë pyetjen se kush është “Big Brother” i 2.8 milionë banorëve. Këto kamera janë instaluar nga klane të fuqishëm, shpesh edhe rivale, monitorojnë njëri-tjetrin, por edhe policinë.

 

Policia çmontoi më shumë se 220 kamera të paligjshme vetëm në kryeqytet

 

Çmontimi i parë i kamerave të sigurisë u bë në Shkodër, rreth 50 të tilla. Më pas u pasua nga Durrësi, Elbasani, Vlora dhe Korça, me total 450 kamera të çmontuara. Ndërsa, vetëm në Tiranë janë çmontuar 220 kamera sigurie të instaluara ilegalisht.

 

Kjo ngjarje shkaktoi bujë dhe ka ngritur shqetësime për sigurinë e të dhënave në Shqipëri.

 

“Epërsia teknologjike e grupeve kriminale” në krahasim me shtetin është “shumë flagrante”, thotë Erida Skendaj, kryetare e Komitetit të Helsinkit në Tiranë. “Kamera të paligjshme të vëzhgimit në Shqipëri ngrenë shqetësime për fuqinë e bandave,” titullon agjencia Balkan Insight.

 

Klanet e drogës në Shqipëri monitorojnë njëri-tjetrin me kamera të paligjshme

 

Shqipëria cilësohet si një nga vendet me prodhim më të lartë të kanabisit dhe për bandat kriminale të drogës.

 

Pra në Shqipëri grabitësit monitorojnë autoritetet?

 

Me kamera dhe dronë, bandat e drogës mund të monitorojnë plantacionet, pronat dhe lagjet shumë më lirë dhe me efektivitet sesa nga rojet dhe shërbimet e sigurisë.

 

Kamerat janë vënë nga klanet e mafies për të monitoruar policin

Related posts

Akademi solemne ne rastin e 7 Marsit

Gjyla Halili

Siljanovska Davkova: Presidenti duhet të sillet në mënyrë jopartiake

Gjyla Halili

BE-së i kërkohet heqja e masave ndaj Kosovës pas tërheqjes së re të Policisë në veri

admin

Leave a Comment