AKTUALE

Nata e parë e Kuizit “Mendo dhe Fito”

Me datë 10 prill/19 Ramazan, pas namazit të teravisë në Sallën e Objektit për Shërbime Fetare dhe Sociale, u mbajt nata e parë e Kuizit “Mendo dhe Fito”, njëri nga aktivitetet e shumta në kuadër të programit të Ramazanit, organizuar nga Bashkësia Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut – Myftinia e Tetovës. Në natën e parë të kuizit “Mendo dhe Fito”, morrën pjesë: Leonora Ferati – fsh. Grupçin, Omar Durmishi – fsh. Çellopek, Ilajda Dauti – fsh. Kallnik, Erblin Bafqari – Xhamia e Muharemçes. Vlerësimi i kandidatëve ishte detyrë e jurisë në përbërje: Suad ef. Demiri – mësues i lëndës Etika e Religjioneve, Xhelal ef. Xhemaili – imam në fsh. Sellarcë, Basri ef. Iljazi – imam në xhaminë Qendrore të fsh. Pallçishtë dhe Qazim ef. Shabani – imam në fsh. Saraqinë.
Moderator i kuizit ishte Nafi Asani, student i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup. Në natën e parë pati lexim Kur’ani nga studenti i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, Nazif Sinani. Kuizi u shpall i hapur, nga Myftiu i Tetovës, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi i cili mbajti një fjalim të shkurtër dhe shumë domëthenës. Pjesë e natës së parë të Kuizit “Mendo dhe Fito”, ishin nxenësit e mektebit të Xhamisë së Çarshisë së Epërme, të cilët prezantuan ilahi dhe poezi.
Nga përgjigjet e dhëna në pesë rubrikat, renditja përfundimtare e kandidatëve ishte si vijon:
Kandidati A, Omar Durmishi, 47 pikë
Kandidatja B, Leonora Ferati, 41 pikë
Kandidatja C, Ilajda Dauti, 28 pikë
Kandidati D, Erblin Bafqari, 37 pikë
Pra, fitues i natës së parë dhe finalist është Omar Durmishi nga fsh. Çellopek.

Related posts

Dashtevski: Plotësisht jemi të përgatitur për zgjedhjet e nesërme presidenciale

Gjyla Halili

Nisi si aleancë, por u përçanë rrugës! Debati Olta-Qetsor

admin

Hiqet grafa etnike nga certifikatat e lindjes!

Gjyla Halili

Leave a Comment