AKTUALE

Sulmet kibernetike, ambasadorja Kim: 50 mln dollarë mbështetje për Shqipërinë, SHBA-të qëndrojnë krah jush

Banner

 

Në konferencën për sfidat e sigurisë kibernetike, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim u ndal tek ndihma që Shtetet e Bashkuara i ofruan qeverisë shqiptare ndaj sulmit të Iranit.

 

Ambasadorja Kim tha se SHBA-të kanë punuar përkrah Shqipërisë dhe se 50 mln dollarë janë në mbështetje ndaj sulmeve kibernetike.

 

“SHBA kanë punuar përkrah Shqipërisë së bashku me aleatët tanë duke reaguar ndaj Iranit. Është e qartë që Shqipëria dhe SHBA duhet të identifikojnë mbrojtjen e përbashkët. Janë plot 50 milionë dollarë në mbështetje të mbrojtjes ndaj sulmeve kibernetike për Shqipërinë. Ky është vetëm fillimi i asistencës dhe nuk është plotësia e saj. Që në 2017-ën kemi nisur ndihmën me sektorin e energjisë. Po punojmë edhe me sektorin privat. Ne s’mund të bëjmë mbrojtjen tuaj, por jemi pranë jush për t’ju ndihmuar”, u shpreh ndër të tjera ambasadorja amerikane në Tiranë”, tha ajo.

Banner

Related posts

Shtabi politik i Degës së BDI-Gostivar në takim me ish bartësit e funksioneve të BDI nga viti 2002 e këndej

Gjyla Halili

Mërgata Shqiptare në Zvicër bën thirrjen e FORTË: Aleanca për Shqiptarët nuk ka më vend për Arben Taravarin, Bashkohuni rreth Ziadin Selës

Gjyla Halili

Haradinaj: Kosova është zhytur në krizë të thellë, opozita të bashkohet për mocion mosbesimi

admin

Leave a Comment