AKTUALE

Kundër reagim i BDI Gostivar ndaj Ash-Taravari Gostivar

Banner

Grupacioni politik i Ministrit të Shëndetësisë, në gjendje paniku nga tradhtia që u bëri gostivarasve duke i lënë në mes të mandatit dhe duke i zhytur me mbi 20 milionë euro borxhe në Komunën e Gostivarit, ka reaguar për dëmin e shkaktuar edhe ndaj mërgimtarëve, duke vendosur që, si vazal të nënshtruar, të mos i llogaris mbi 33 mijë mërgimtarë të Gostivarit me një vendim të qeverisë jolegjitime.
Bashkimi Demokratik për Integrim, në krye me liderin z. Ali Ahmeti, i bëri shqiptarët zot shtëpie në Maqedoni të Veriut, duke i shëndërruar nga qytetarë të dorës së dytë në komunitet shtetformues, së fundmi, me 50% të përfaqësimit në qeveri dhe me Kryeministër të parë shqiptar.
Shtrohet pyetja: ku jemi sot?!
Ligji për regjistrim është shumë i qartë dhe nuk ka hapësirë për justifikime. Lexoni paragrafin 5 të Metodologjisë për Regjistrim.

Sa u takon pyetjeve të drejtuara kryetarit të Degës për punën e tij si udhëheqës institucioni, urdhëroni përgjigjen:
1. Çdo vlerësim është punë profesionale e vlerësuesve dhe jo e politikanëve.
Ju, si politikan dhe në krye të Komunës së Gostivarit, keni sjellë vendimin qesharak për çmimet në Banjicë dhe fshatrat përreth – vendim që është sjellë nga organet komunale dhe mbi bazën e të cilit bëhen edhe vlerësimet dhe çmimet janë nga 100 deri në 650 den.
2. Mos luani me ndjenjat e familjarëve të Laskarcës dhe mos e keqpërdorni rastin sa herë që jeni në rënie të lirë politike. Nuk mund t’i mbuloni skandalet tuaja me akuza boshe.
Punën e gjykatësve, prokurorëve dhe ekspertëve të fushës t’ua lëmë atyre që janë kompetentë. Ndërsa ne, edhe për këtë rast, me shumë përgjegjësi e themi se jemi angazhuar për transparencë dhe në asnjë moment nuk kemi ndërhyrë në punën e ekspertëve të angazhuar në këtë rast të ndjeshëm.

Për fund, i propozojmë z.Taravari, meqenëse merret edhe me vlerësime, të bëjë një vlerësim të shtëpisë në Taftalixhe. Si duket, i përshtatet të ulë çmimet atje ku duhet të mbulojë krimet e tij!

Bashkangjitur në koment:
Vendimi i Komunës së Gostivarit i sjellë në vitin 2022 për vlerësimin e tokave.

Banner

Related posts

Zëvendëskryeministri i Parë Mexhiti nga Uashingtoni: Maqedonia e Veriut synon që deri në vitin 2050 të heqë dorë nga përdorimi i thëngjillit për nevojat energjetike

Gjyla Halili

“Interpelanca për Toshkovskin më 29 prill” – Gashi: Zgjedhjet lokale duhet të shpallen në fund të korrikut ose fillim të gushtit

Gjyla Halili

Sot 30.04.2023 iu dha lamtumira e fundit veprimtarit të çështjes kombëtare nga fshati Ladorisht, Xhevahir Çollakut.

admin