AKTUALE

Vilson Sinishtaj me mesazh për 28 Nëntorin: Flamurin e ngremë çdo vit, bashkimin kombëtar duhet ta ndërtojmë çdo ditë

Politologu shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vilson Sinishtaj, ka përcjellë një mesazh domethënës me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, duke vënë në pah rëndësinë historike të kësaj date dhe nevojën për forcimin e unitetit kombëtar.

Duke rikujtuar dy momente të rëndësishme të historisë shqiptare, ngritjen e flamurit nga Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Krujë më 1443 dhe shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë nga Ismail Qemali në Vlorë më 1912, Sinishtaj ka theksuar se historia nuk duhet të mbetet vetëm kujtim, por të shërbejë si frymëzim për të ardhmen.

“Flamurin e ngremë çdo 28 Nëntor. Bashkimin kombëtar duhet ta ndërtojmë çdo ditë”, është mesazhi i Sinishtajt.

Me këtë thirrje për unitet dhe përgjegjësi kombëtare, politologu shqiptar në SHBA ka uruar të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen, për festën më të rëndësishme të identitetit dhe historisë sonë kombëtare.

Gëzuar Ditën e Flamurit, shqiptarë, kudo që jeni! 🇦🇱

Ja postimi plotë:

Në Krujë më 1443, Skënderbeu ngriti flamurin. Në Vlorë më 1912, Ismail Qemali shpalli pavarësinë.

Flamurin e ngremë çdo 28 Nëntor. Bashkimin kombëtar duhet ta ndërtojmë çdo ditë.

Gëzuar Ditën e Flamurit, shqiptarë, kudo që jeni! 🇦🇱

Banner

Related posts

Në Lozanë nderohet Shën Nënë Tereza – ceremoni solemne për 10-vjetorin e shenjtërimit dhe 8-vjetorin e shtatores së saj

Gjyla Halili

Ali Ahmeti uron besimtarët katolikë për Pashkët: Paqe dhe harmoni për të gjithë

Gjyla Halili

Artizanja e shekullit Tole Lekja Berisha shpallet “Qytetare Nderi” nga Bashkia e Malësisë së Madhe.

admin