AKTUALE

Ali Ahmeti uron besimtarët katolikë për Pashkët: Paqe dhe harmoni për të gjithë

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e Festës së Pashkëve për besimtarët katolikë.

Në urimin e tij, Ahmeti theksoi se kjo festë e shenjtë është një moment reflektimi dhe shprese, duke uruar që Pashkët të sjellin paqe në familje, dashuri në zemra dhe forcim të lidhjeve shoqërore e familjare.

Ai gjithashtu shprehu përgëzime për shtetasit e huaj që jetojnë dhe kontribuojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, së bashku me familjet e tyre, duke vlerësuar rolin e tyre në ndërtimin e një shoqërie më të bashkuar.
Në mesazhin e tij nuk mungoi as urimi për Atin e Shenjtë, Papa Leoni XIV, me dëshirën për më shumë afrim, mirëkuptim dhe bashkëpunim në të ardhmen.

Në fund, Ahmeti uroi: “Gëzuar Pashkët për të gjithë besimtarët katolikë!”

Ja postimi plotë:

Me rastin e Festës së Pashkëve, u përcjell urimet më të sinqerta të gjithë besimtarëve katolikë.

Uroj që kjo festë e shenjtë të mbushë shtëpitë tuaja me paqe, zemrat me dashuri dhe jetën me shpresë, duke forcuar lidhjet familjare dhe frymën e bashkimit.

Njëkohësisht, përgëzime për të gjithë shtetasit e huaj që jetojnë dhe shërbejnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, së bashku me familjet e tyre, si dhe për Atin e Shenjtë, Papa Leoni XIV, me dëshirën për më shumë afrim, mirëkuptim dhe bashkëpunim në të ardhmen.

Gëzuar Pashkët!

Banner

Related posts

Izet Mexhiti me porosi për BDI-në: U djeg loja!

Gjyla Halili

BE ndan 15 milionë euro ndihmë për Ushtrinë e Maqedonisë së Veriut

Gjyla Halili

Blerim Bexheti: Ky është ligj për tallje me shqiptarët jo ligj për përfaqësim

Gjyla Halili