AKTUALE

SH.F. “Goce Dellçev” uron nxënësin Muamet Dauti për shpalljen kampion botëror në Kickboxing!

Një lajm i shkëlqyer vjen nga SH.F. “Goce Dellçev” në Tetovë. Nxënësi i kësaj shkolle, Muamet Dauti, është shpallur kampion botëror në Kickboxing në Kampionatin Ndërkombëtar të ISKA-s, të mbajtur në Madrid të Spanjës.

Në këtë garë prestigjioze ndërkombëtare morën pjesë mbi 1.500 garues nga 57 vende të botës, ndërsa Muamet Dauti arriti të triumfojë, duke fituar titullin e kampionit botëror.

Ky sukses i jashtëzakonshëm është dëshmi e talentit, punës, disiplinës dhe përkushtimit të nxënësit, por njëkohësisht edhe një krenari e veçantë për SH.F. “Goce Dellçev”, familjen e tij dhe gjithë qytetin e Tetovës.

Shkolla SH.F. “Goce Dellçev” shënon kështu një tjetër moment krenarie, duke dëshmuar se nxënësit e saj mund të arrijnë suksese të mëdha edhe në arenën ndërkombëtare.

Urime Muamet Dauti për këtë arritje madhështore! I dëshirojmë suksese të reja dhe shumë tituj të tjerë në karrierën e tij sportive!

Ja postimi plotë:

🏆 KRENARIA E SHKOLLËS SONË – KAMPION BOTËROR NË KICKBOXING! 🥇

Nxënësi i shkollës sonë, SH.F. “Goce Dellçev” – Tetovë, Muamet Dauti, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke u shpallur KAMPION BOTËROR NË KICKBOXING, në Kampionatin Ndërkombëtar të ISKA-s, të mbajtur në Madrid të Spanjës.

Në këtë garë prestigjioze morën pjesë mbi 1.500 garues nga 57 vende të botës, ndërsa Muameti arriti të ngjitet në majën e suksesit, duke dëshmuar talent, përkushtim, disiplinë dhe këmbëngulje.

Ky sukses është një krenari e madhe për shkollën tonë, për familjen e tij dhe për të gjithë ne!

Urime, Muamet! Të urojmë edhe shumë suksese të tjera dhe një të ardhme të ndritur sportive. Vazhdo të na bësh krenarë! ❤️🏆

Banner

Related posts

Rrogat në kulturë nuk do të ndryshojnë

Gjyla Halili

Rohde: Kosovës i duhet një qeveri e qëndrueshme

Gjyla Halili

Mickoski uron fitoren e CDU-së në Gjermani

Gjyla Halili