ME RASTIN E 22 NËNTORIT – DITËS SË ALFABETIT SHQIP 🇦🇱
Sekretariati për Arsim i BDI-së – Dega Tetovë organizon panel diskutimi me temë:
„Nga Kongresi i Manastirit deri më sot“
Ky panel synon të rikthejë në vëmendje rrugëtimin historik të gjuhës shqipe, rëndësinë e Kongresit të Manastirit dhe rolin e arsimit në ruajtjen, zhvillimin dhe afirmimin e gjuhës sonë ndër breza.
Në këtë panel do të marrin pjesë personalitete të respektuara nga fusha e arsimit, profesorë eminentë dhe veteranë të arsimit, të cilët me përvojën, kontributin dhe perspektivat e tyre do të ndajnë reflektime mbi të kaluarën, të tashmen dhe sfidat e së ardhmes së arsimit shqip.
20 nëntor 2026 (e premte)
Ora 19:00
NB Hotel – Tetovë
Ju mirëpresim!
SEKRETARIATI PËR ARSIM
BDI – Dega Tetovë
