📰 Një vlerësim që merr peshë të veçantë kur vjen nga një emër i njohur i kikboksit ndërkombëtar.
Presidenti i ISKA Federatës së Kikboksit të Maqedonisë, Urim Saiti, ka marrë komplimente të veçanta nga Nathaniel Brandon, i njohur si “Big Nate”, trajner kryesor i ekipit të ISKA USA dhe mbikëqyrës i ekipit të gjyqtarëve dhe referëve në Kampionatin Botëror ISKA AMA 2026 në Madrid.
Përveç rolit të tij drejtues në këtë ngjarje, Saiti ishte i angazhuar edhe si gjyqtar në ring, duke kontribuar drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e garave. Pikërisht puna e tij në këtë rol mori vlerësimin e Brandonit, me të cilin bashkëpunoi gjatë kampionatit.
Në mesazhin drejtuar Saitit, Brandon shkroi:
💬“Ndihesha sikur po e shikoja veten në ring, teksa ti kryeje punën. Shfaqe pikërisht atë që përpiqem t’ua mësoj çdo zyrtari që dëshiron të punojë në ring. Shumë i qetë dhe vigjilent. Faleminderit që u angazhove dhe ndihmove. Pres me padurim të punojmë sërish së bashku në kampionatin e ardhshëm botëror.”
👏 Një kompliment i veçantë për Urim Saitin, që vlerëson profesionalizmin dhe kontributin e tij në një nga ngjarjet e rëndësishme të kikboksit amator.

