AKTUALE

Rohde: Kosovës i duhet një qeveri e qëndrueshme

Banner

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka theksuar nevojën urgjente për formimin e një qeverie të qëndrueshme në Kosovë, duke e krahasuar këtë proces me atë të Gjermanisë pas zgjedhjeve.

“E dini, si në vendin tim, sapo patëm zgjedhje. Duhet kohë për ta formuar një qeveri. Më e rëndësishmja është që të kemi një qeveri të qëndrueshme me një shumicë të mirë dhe konsensus për të formuar qeverinë e re. Dhe kështu po shoh drejt Gjermanisë. Shpresojmë të formojmë një qeveri deri javën e ardhshme. Dhe mendoj se është e vetëkuptueshme…Veçanërisht në këto kohë të paqëndrueshme gjeopolitike, ajo që është në interes të vendeve dhe të popujve është të kenë qeveri të qëndrueshme”, tha Rohde në intervistë për Ekonomia Online.

Ambasadori gjerman përmendi gjithashtu nevojën për një “patriotizëm kushtetues”, duke e cilësuar Gjykatën Kushtetuese si një nga shtyllat më të rëndësishme të një demokracie të shëndoshë, e cila siguron që rregullat e lojës të respektohen.

Related posts

Zelensky me një ofertë të drejtpërdrejtë për Kim Jong Un pas kapjes së ushtarëve koreano-veriorë

Gjyla Halili

Kryetari i shoqatës ” Jehona e Malësisë, Agron Dedivanaj uron 16 vjetorin e pavarsisës së Kosovës

Gjyla Halili

Vazhdon mbledhja e donacioneve për shtatoren e Gjergj Kastriotit Skenderbeut në Tuz

Gjyla Halili