AKTUALE

STRUGA NUK E KA PËR NDER TË KETË PËR KRYETAR TË KOMUNËS NJË PERSON ME PADI PENALE PËR VEPRËN PENALE TË MASHTRIMIT

Shkruan: Dr. Artan Dika

Një javë më parë dorëzova në Gjykatën penale në Shkup padi penale për veprën penale të mashtrimit kundër Kryetarit të komunës së Strugës Mendi Qyra dhe firmës së tij “Trim” (seanca e parë e gjykimit është caktuar të mbahet me 18 dhjetor 2026), në kuadër të qëllimit që e drejta të kërkohet me radhë në të gjitha nivelet vendore, deri në Strazburg.

Rasti ka të bëjë me mashtrimin për ndërtimin e 2 banesave (me gjithsej 134 m2), për të cilat në vitin 2021 Z. Mendi Qyrës iu pagua 90% e cmimit, por të cilat ai nuk i ndërtoi kurrë, duke i shfrytëzuar këto para për katër vjet, me arsyetimin se gjykata kushtetuese e kishte anuluar planin detal urbanistik dhe se për t’i ndërtuar banesat do duhej pritur miratimi i planit të ri nga Komuna.
Kjo thuhet e zezë në të bardhë në letrën e nënshkruar nga Mendi Qyra në 8 prill 2025 me kërkesën për ndërprerjen e parakontratës (dokumenti më poshtë), pas 4 vitesh shfrytëzimi të parave të paguara. Por pas hulumtimeve të bëra doli se Kryetari i Komunës së Strugës Z. Mendi Qyra kishte gënjyer në këtë letër, duke e mbajtur të fshehur për 4 vite shkakun e vërtetë të dështimit të ndërtimit të banesave, me qëllim shfrytëzimin e parave për interesat e veta. E vërteta që Z. Mendi Qyra kishte fshehur për 4 vjet ishte se që para nënshkrimit të parakontratës atij i ishte refuzuar leja e ndërtimit, sepse një nga pronarët e tokës kishte vdekur dhe trashëgimtarët e tij nuk kishin pranuar ta jepnin tokën për ndërtim.
Pasi e zbulova mashtrimin bëra kallëzim penal në Prokurorinë themelore në Shkup por ajo vendosi se nuk bëhet fjalë për vepër penale që ndiqet nga prokuroria për shkak të detyrës zyrtare. Të njëjtin vendim solli edhe Prokuroria e lartë publike në Shkup dhe si pasojë u detyrova të ngre akt paditës subsidijar në Gjykatën penale në Shkup. Gjykata pasi e shqyrtoi këtë akt padie vendosi t’ja kthejë edhe një herë çështjen prokurorisë në Shkup por prokuroria i përsëriti sërish vendimet e saj. Prokuroria, në vendimet e përsëritura, e trajton rastin në mënyrë krejt sipërfaqësore dhe joserioze duke i anashkaluar provat material të cilat i ka dërguar vet pala e paraqitur, sikur ato të mos ekzistonin, dhe mundohet ta shfajësojë të paraqiturin Mendi Qyra me arsyetime që mund të përbëjnë rrethana lehtësuese (siç janë, kthimi i shumës së parave të paguara, të cilat aktualisht nuk e kanë as gjysmën e vlerës së kohës kur janë paguar, pas 4 vitesh përdorimi për interesat e tij apo ofrimet e zgjidhjeve kompensatore gjysmake me dëm prej disa dhjetra mijëra eurosh) por asesi nuk mund të përbëjnë bazë për ta shfajësuar për veprimet që ka kryer.

Bazuar në rrëfimin e avokatit tim, një ish gjykatës, atij i kishte rënë të takohej në një ngjarje me një nga prokurorët, me të cilin njihej prej më herët, i cili ishte marrë me kallëzimin tim penal ndaj Kryetarit të Komunës së Strugës, Z. Mendi Qyra, dhe në bisedë të lirë ishte përmendur edhe ky rast. Ajo që mu tregua se kishte thënë ky prokuror ishte shokuese: “E di rastin, më është kërkuar të vendos ashtu, por do të ta kompensoj në ndonjë rast tjetër”. Me fjalë të tjera, sipas rrëfimit në fjalë, prokurori e kishte pranuar që kishte vendosur në mënyrë të padrejtë sepse kishte pasur ndërhyrje nga lart për të vendosur ashtu por këtë padrejtësi ai do ta kompenzonte në ndonjë rast tjetër të avokatit tim, d.m.th. duke i bërë padrejtësi dikujt tjetër!!!

Megjithatë, është interesante se sado të montuara dhe me urdhër nga lart, vendimet e prokurorisë e pranojnë në fund se duhet të kompenzohet dëmi i shkaktuar material duke e kërkuar këtë me padi civile si diferenca e çmimit mes vitit 2021 dhe 2025, gjë të cilën Z. Mendi Qyra Kryetar i Komunës së Strugës ka premtuar ta bëjë (kompensimin e dëmit), sa për ta kaluar fushatën zgjedhore, por ka mashtruar sërish duke mos e bërë atë. Të rikujtoj se sipas vlerësimit të vlerësuesit të licencuar ky dëm i shkaktuar nga Z. Mendi Qyra, Kryetar i komunës së Strugës, është 117.299 euro.

Sot, në njëvjetorin e marrjes së mandatit të kryetarit të Komunës së Strugës është momenti t’i them atij edhe një herë publikisht:

“Z. MENDI QYRA PAGOJE KOMPENZIMIN E DËMIT MATERIAL TË SHKAKTUAR DUKE KEQPËRDORUR PËR 4 VJET PARATË E MIA PËR INTERESAT E TUA. KURRË HALLALL NUK TA BËJ!”

(në ditët në vazhdim storja se si Kryetari i komunës së Strugës Z. Mendi Qyra mendon se përmes padive kërcënuese mjerane gjoja për shpifje dhe gjoja shkaktim të vuajtjes së rëndë shpirtërore mendon se do i frikësojë njerëzit që të mos ta thonë të vërtetën publikisht)

Banner

Related posts

FALENDERIMI I NATËS SË KADRIT ME IMAGJINATË TË GJALLË

Gjyla Halili

Izet Mexhiti: Zbulimi i hershëm shpëton jetë, ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit duhet të arrijë në çdo familje

Gjyla Halili

Ali Ahmeti pritet në takim nga Ardian Gjini: Diskutojnë rëndësinë e forcimit të faktorit politik shqiptar

Gjyla Halili