AKTUALE

Lindon Gjelaj: Ujësjellësi Llofkë–Selishtë–Triesh, projekt me vlerë 1.4 milionë euro

Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, ka bërë të ditur se në buxhetin kapital për vitin 2027 është përfshirë projekti për ndërtimin e ujësjellësit Llofkë–Selishtë–Triesh, me vlerë prej 1.4 milionë eurosh.

Sipas Gjelajt, përfshirja e këtij projekti në buxhet është bërë me propozimin e Komunës së Tuzit dhe Forumit Shqiptar, ndërsa realizimi i tij pritet të përmirësojë ndjeshëm furnizimin me ujë për banorët e kësaj zone.

Projekti parasheh ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit nga Selishta deri në Triesh, duke krijuar një infrastrukturë të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të këtyre trevave.

Gjelaj thekson se investimi nuk është i rëndësishëm vetëm për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve, por edhe për krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e turizmit malor dhe fuqizimin e infrastrukturës në zonat rurale.

“Hap pas hapi, e gjithë Malësia do të jetë e lidhur në rrjetin e ujësjellësit”, është shprehur kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj.

Banner

Related posts

Fushata zgjedhore në Maqedoni sivjet me sistem “bashkallajku”, fillon me ilahi e hoxhallarë, përfundon me muzikë e këngëtarë!

Gjyla Halili

Çitaku: 17 Shkurti i 2008-tës ishte dita më e ngrohtë e shekullit

Gjyla Halili

Ahmeti në 620 vjetorin e Skenderbeut: i nuk është thjesht një figurë historike, por është zemra dhe shpirti i identitetit tonë kombëtar

Gjyla Halili