AKTUALE

Fazli Veliu: Të dëshmojmë përkushtimin dhe dinjitetin për luftëtarët e lirisë

Kryetari i SHVL-UÇK-së, Fazli Veliu, u ka bërë thirrje familjeve të dëshmorëve dhe martirëve, të plagosurve të lirisë, si dhe të mbijetuarve të luftës së vitit 2001, që t’i bashkohen marshit protestues që do të mbahet të dielën, më 27 shtator, në sheshin „Gjergj Kastrioti-Skënderbeu“ në Shkup.

Në thirrjen e tij, Veliu thekson rëndësinë e pjesëmarrjes mbarëkombëtare në mbështetje të luftëtarëve të lirisë, duke kërkuar që marshimi të shërbejë si shprehje e përkushtimit dhe e dinjitetit ndaj tyre.

„Le ta dëshmojmë përkushtimin, dinjitetin tonë për lirimin e luftëtarëve të lirisë nën emblemën legjitime të UÇK-së“, thuhet në thirrjen e kryetarit të SHVL-UÇK-së, Fazli Veliu.

Sipas Veliut, pjesëmarrja e gjerë do të jetë një mënyrë për të nderuar çlirimtarët dhe familjet e tyre.

Marshi protestues është paraparë të mbahet më 27 shtator 2026, në Shkup, ndërsa thirrja u drejtohet veçanërisht familjeve të dëshmorëve dhe martirëve, të plagosurve të lirisë dhe të mbijetuarve të luftës së vitit 2001.

Tetovë – Shkup, vise natyrore.

Banner

Related posts

Kasami nga Zvicra: Mërgimtarët sjellin mbi 1 miliardë Euro në Maqedoni, nuk duhet të presin nga 8 orë në kufi

Gjyla Halili

Pas një dekade shtërngojnë duart Thaçi dhe Sela

Gjyla Halili

Xhaferi: Investimi te të rinjtë, në njohuritë e tyre, është investim në përmirësimin dhe përsosjen e gjithë sistemit në vend

Gjyla Halili