AKTUALE

Mexhiti nga Amerika “godet” spekulimet për përçarje në VLEN: “Rrini rahat! Ne kemi para vetes kauzën tonë”

Njëri nga bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti, ka reaguar ndaj spekulimeve të ditëve të fundit për përçarje të mundshme brenda koalicionit, duke përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë se vendimmarrja dhe qëndrimet e përbashkëta vazhdojnë të jenë në fuqi.

Përmes një postimi në Facebook nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mexhiti thekson se vendimet, sipas tij, janë marrë gjithmonë në konsultim me strukturat dhe bashkëudhëtarët politikë.

“Siç e dini, vendimet gjithmonë i kam marrë bashkë me Ju. Çdo vendim, sado i thjeshtë apo i vështirë, e kemi diskutuar gjatë dhe në fund së bashku kemi vendosur”, shkruan Mexhiti.

Mexhiti thotë se pas vendimeve të përbashkëta, grupi politik u ka qëndruar deri në fund qëndrimeve dhe parimeve të veta.

Në pjesën më të drejtpërdrejtë të reagimit, Mexhiti u referohet spekulimeve për zhvillimet brenda VLEN-it, duke thënë se ato nuk mund të përcaktojnë rrugën politike të koalicionit.

“Spekulimet nuk mund të përcaktojnë rrugën tonë të përbashkët. Le të flasin. Le të shkruajnë. Le të kalkulojnë. Ne kemi para vetes kauzën tonë”, shprehet ai.

Mexhiti e përmbyll mesazhin me një apel për vazhdimin e punës, duke e lidhur atë me synimin për t’u shërbyer qytetarëve.

“Sepse ia VLEN të punojmë me vendosmëri për një qëllim të vetëm: të bëjmë më të mirën për qytetarët”, shkruan bashkëkryetari Mexhiti.

Në fund, mesazhi i tij është i shkurtër dhe i drejtpërdrejtë: “Rrini rahat! Nga Amerika e lirisë, përzemërsisht, Izeti!”

Banner

Related posts

Gazetari Nevrij Ademi shpalos lajmin e madh bëhet pjesë e medias më të re në vend SYRI.MK

Gjyla Halili

Dita e parë si kryeministër, Xhaferi: “Edhe rruga më e shkurtër është vështirë të kalohet nëse nuk ke vizion, plan, drejtim dhe qëllim”

Gjyla Halili

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë vende-vende të lagështa

admin