AKTUALE

Arbër Ademi: “Jeton Karakamishevi ka një avaz: të godasë shqiptarët, UÇK-në dhe kauzat shqiptare”

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të ministrit të drejtësisë Jeton Shaaivari, lidhur me çështjet shqiptare, duke ngritur pyetjen se pse ai, sipas tij, nuk është dëgjuar të deklarojë publikisht se “UÇK-ja bëri luftë të drejtë”, se “drejtuesit e UÇK-së janë të pafajshëm” apo se “UÇK-ja është e pastër si loti”.

Ademi pretendon se Karakamishevi, siç e quan ai shmang deklarime të tilla dhe se aktiviteti i tij publik është i përqendruar kryesisht ndaj figurave, subjekteve dhe kauzave shqiptare.

“Sepse roli i tij është të merret me gjithçka që është shqiptare, kombëtare dhe e pastër: me Ali Ahmetin, me Edi Ramën, me UÇK-në, me çdo simbol e kauzë shqiptare”, është shprehur Ademi.
Sipas nënkryetarit të BDI-së, Karakamishevi ndjek të njëjtën qasje që, sipas tij, karakterizon edhe qëndrimet e Tanja Karakamishevës.

“Flet me gjuhën e tutores së tij, Tanja Karakamishevës, dhe vazhdon të njëjtën avaz: të merret me shqiptarët, në vend se të merret me ata që i dëmtojnë shqiptarët”, ka deklaruar Ademi.

Në fund, Ademi e ka akuzuar Karakamishevin se, sipas tij, vepron kundër interesave shqiptare dhe në favor të atyre që historikisht kanë qenë përballë shqiptarëve.

“Ky është roli i tij. Të lomotisë kundër shqiptarëve dhe në shërbim të atyre që shqiptarët i kanë pasur gjithmonë përballë”, ka përfunduar Ademi.

Ja postimi i plotë:

Jeton Karakamishevën, a e keni dëgjuar ndonjëherë të thotë: “UÇK-ja bëri luftë të drejtë”, “drejtuesit e UÇK-së janë të pafajshëm”, “UÇK-ja është e pastër si loti”?

Jo. As nuk do ta dëgjoni. Nuk guxon!

Sepse roli i tij është të merret me gjithçka që është shqiptare, kombëtare dhe e pastër: me Ali Ahmetin, me Edi Ramën, me UÇK-në, me çdo simbol e kauzë shqiptare.

Flet me gjuhën e tutores së tij, Tanja Karakamishevës, dhe vazhdon të njëjtën avaz: të merret me shqiptarët, në vend se të merret me ata që i dëmtojnë shqiptarët.

Ky është roli i tij. Të lomotisë kundër shqiptarëve dhe në shërbim të atyre që shqiptarët i kanë pasur gjithmonë përballë.

Banner

Related posts

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi për vizitë në Ohër

Gjyla Halili

Lladrovci: Mërgata e fortë, kombi i fortë!

Gjyla Halili

Pendarovski nga Tetova: Opsioni im është pa konflikte, dhe opsioni tjetër është me ndarje dhe tensione

Gjyla Halili