AKTUALE

VLEN: Numri 4, simbol i një fillimi të ri për Bërvenicën në krye me Jakup Huseinin

Numri 4 sot po bëhet simbol i një fillimi të ri për Bërvenicën.

Me përzgjedhjen e numrit 4, VLEN-i hyn në një fazë vendimtare të fushatës për fitoren e Jakup Huseinit dhe për një kapitull të ri në komunën e Bërvenicës.

Takimet tashmë kanë filluar. Në çdo derë të Bërvenicës, VLEN-i po troket me tërë aktivin e saj politik, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve për Jakup Huseinin. Nga fshati në fshat, nga lagjja në lagje, VLEN-i po përcjell mesazhin e ndryshimit dhe po dëgjon nga afër zërin e banorëve.

Jakup Huseini po pritet me buzëqeshje nga banorët e Bërvenicës. Në çdo takim po shihet qartë se qytetarët po e shohin ndryshimin dhe po e shohin Jakupin në krye të komunës.

Këtë ndryshim e mbështet fuqishëm i gjithë pushteti qendror. VLEN-i është e bashkuar dhe e mobilizuar për Bërvenicën, sepse komuna duhet të ketë mbështetje të plotë institucionale për zhvillimin e saj dhe realizimin e projekteve që u shërbejnë qytetarëve.

Me Jakup Huseinin kryetar, Bërvenica do të bëhet komuna e 11-të e udhëhequr nga VLEN-i. Një Bërvenicë e lidhur fuqishëm me institucionet qendrore, me më shumë mundësi për zhvillim dhe me një qasje të re në drejtimin e komunës.

Për VLEN-in, fitorja në Bërvenicë është imperativ. Është përgjegjësi ndaj qytetarëve që po kërkojnë ndryshim dhe që sot po e shohin te Jakup Huseini përfaqësuesin e këtij ndryshimi.

Numri 4 është simbol i fillimit të ri.
Jakup Huseini është kandidati i ndryshimit.
Bërvenica është gati për kapitullin e ri.

Ndryshimi më afër se kurrë!

Bërvenica VLEN.
Jakup Huseini – numri 4.

Banner

Related posts

VLEN: Panika është e kuptueshme, por keqpërdorimi i funksionit dhe presioni ndaj gjykatës e patolerushme!

Gjyla Halili

Përkatësia etnike bazë e parë e diskriminimit te rinia e RMV-së, nuk raportojnë pasi nuk kanë besim në institucione

Gjyla Halili

ASH-ja e Selës i reagon Taravarit: Jo be shoç, nuk është e vërtetë/fantashkencë

Gjyla Halili