AKTUALE

Zgjedhjet lokale në Tuz – Kreu

Sot në komunën me shumicë shqiptare, në Tuz të Malësisë, mbahen zgjedhjet vendore ku garojnë 4 koalicione dhe tri lista politike të pavarura. Në koalicionin “Forumi shqiptar” të udhëhequr nga Alternativa Shqiptare e kryetarit aktual të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, bëjnë pjesë edhe Lidhja Demokratike e Shqiptarëve, Unioni Kombëtar Shqiptar dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi.

Në anën tjetër gjendet koalicioni i përbërë nga Partia Demokratike Socialiste, e presidentit aktual Milo Gjukanoviç, Socialdemokratët, Partia Boshnjake dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve. Këto dy lista cilësohen si konkurrentet kryesorë në fitoren e zgjedhjeve vendore në Tuz. Zgjedhjet e së dielës janë të dytat që nga ndarja e kësaj bashkësie lokale nga komuna e Podgoricës në vitin 2018.

Banorët e Tuzit pritën gati dy dekada për t’u ndarë në një komunë të pavarur, që ishte kërkesa kryesore politike e spektrit politik shqiptar në Malin e Zi.

Në zgjedhjet e para, pas ndarjes nga komuna e kryeqytetit, Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Gjukanoviq humbi pushtetin në Tuz, dhe për her të parë .Sot për këto zgjedhje janë hapur 30 vend votime, ku të drejtë vote kanë mbi 12,000 votues.

Banner

Related posts

Në burgun e “Idrizovës” është gërmuar tunel për arratisje si në filma

admin

Kovaçevski: “Balancuesi” po keqpërdoret, duhet të gjejmë zgjidhje së bashku

Gjyla Halili

9.518 vende të lira pune në Maqedoninë e Veriut!

Gjyla Halili

Leave a Comment