SHQIPËRI

Zgjedhjet e 14 majit/ PS dërgon në KQZ kërkesën për regjistrim

Partia Socialiste e Shqipërisë kërkon zyrtarisht të regjistrohet në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Burime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmojnë se në këtë institucion ka mbërritur kërkesa zyrtare e firmosur nga Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PS, Eridian Salianji, ku kërkohet regjistrimi i këtij subjekti.

Në ditët në vijim pritet dhe mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për miratimin formal të kësaj kërkese.

Kujtojmë se dy ditë më parë në KQZ dërgoi kërkesën për regjistrim Partia e Lirisë nën drejtimin e Ilir Metës.

Kërkesa e PS

Aktualisht vetëm Partia Demokratike ka mbetur pa dërguar shkresën për regjistrim në KQZ.

Për momentin “timoni” i Partisë Demokratike do të drejtohet nga Enkelejd Alibeaj, i cili është në cilësinë e nënkryetarit, deri kur të jepet një vendim tjetër nga Gjykata e Tiranës.

Pasi Apeli hodhi poshtë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, do të jetë Alibeaj ai që do të futet në zgjedhje me PD-në. Ndërsa nuk dihet ende vendimi që do të marrë Berisha, nëse do t’i regjistrojë kandidatët si të pavarur apo do krijojë koalicion me parti të tjera.


Top Channel

Banner

Related posts

Protesta e pazakontë: Vajza del komplet nudo para Prokurorisë së Tiranës

admin

Videoskandali erotik i Safet Gjicit, reagon qeveria

admin

Habit Curri: Gjykata i bëri nder PD, ata presin që t’i nxjerri Rama nga kriza e tyre

admin

Leave a Comment